Skip to content Skip to footer

Çfarë ishte HOLOKAUSTI

Një nga ngjarjet më të tmerrshme në historinë njerëzore. Ka ndodhur gjatë luftës së II botërore, kur Adolf Hitleri, ishte lider i Gjermanisë, I zgjedhur me votime të rregullta. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 6 milione hebrej nga nazistët gjermanë, mes të cilëve 1 mln fëmijë. Miliona të tjerë që Hitleri nuk I kishte qejf, gjithashtu u vranë. Ndër kombësitë më të persekutuara që Hitleri dhe gjermanët nën urdhërat e tij I ekzekutuan ishin polakët, sllavët, katolikët dhe njerëzit e sëmurë. Në total mendohet se nazistët kanë vrarë 17 milione njerëz të pafajshëm nga 1938-1945.

Pse e bënë gjermanët këtë?

Hitleri kishte një filozofi të vetën për supremacinë e racave. Ai urrente hebrejtë dhe I fajësonte për humbjen e luftës I botërore. Ai I quantë hebrejtë më pak se njerëz. Ai besonte te superioriteti I racës gjermane, ose Ariane. Madje donte të përdorte Darvinizmin dhe sharrtimin që të krijonte një racë të njerëzve perfektë. Libri I tij quhet Mein Kampf dhe u bë si ligj në kohën e qeverisjes së Hitlerit, me qëllimin e vetëm që gjithë hebrejtë të shfaroseshin nga Gjermania. Hitleri bëri ligje që hebrejtë skanë të drejta. Më pas sulmoi shtëpitë e tyre. Nata e 9 nëntorit 1938 kur gjithë bizneset dhe shtëpitë hebreje u vandalizuan në gjithë Gjermaninë, hyri në histori si Kristallnacht, ose Nata e gotës së thyer.

Pse Gjermanët iu bindën Hitlerit?

Sepse që kur erdhi në pushtet në 1933 Hitleri dhe partia e tij naziste punuan me të rinjte, me procesin e nazifikimit, për ti edukuar ata me propagandën naziste. Si ndodhi kjo? Që në 33, gjithë fëmijët u ftuan të bëheshin pjesë e organizatave rinore Hitlerjugend (rinia hitleriane) dhe Bund Deutscher Madel (Lidhja e vajzave gjermane). Ne 1936 anëetarësimi në këto organizata e gjithë të rinjve u bë I detyrueshëm.

Si u transformuan në vrasës të rinjtë gjermanë?

Së pari djemtë u angazhuan në aktivitete të forta sportive, trajnime ushtarake e qitje. Sporti ishte 2-3 ore ne dite lendë mësimore dhe pas vitit 38 ishin 5 orë në ditë sporte. Minimizuan edukimin intelektual të fëmijëve. Si tekst historie futën gjithë manifestin e Hitlerit, cdo tekst që mësohej në shkollë miratohej nga partia naziste. Anëtarësimi I mësuesve në partinë naziste u bë I deturueshëm. Mësuesit intelektualë u shkarkuan, u mbajtën vetëm ata që ishin të indoktrinuar me vijën e partisë. Mësuesit hebrej dhe nxenësit hebrej as nuk lejoheshin në shkollat gjermane dhe në universitete pas vitit 38.

Punësimi masiv

Para se Hitleri të merrte pushtetin, ishin 6 mln të papunë. Menjëherë shteti u bë punëdhënësi më I madh. Sindidatat u mbyllën që në 1933 dhe liderët e sindikatave të punëtoreve u arrestuan. Punëtorët tashmë kontrolloheshin vetëm nga partia. Të rinjtë nga 18-25 vjec u punësuan të gjithë në projekte qeveritare, nga projektet olimpike pasi ishin lojërat olimpike botërore në Gjermani në 1936, e deri te punësimet partiake

Sulmet ndaj fesë

Gjermanët ishin kryesisht katolikë, dhe para se Hitleri të vinte në pushtet, në 1933, 45 mln ishin porotestantë kristianë, 22 mln ishin katolike, 500 mije hrebrej, 25 mije dëshmitarë të Jehovait. Vetëm protestanizmi duhej lejuar sipas nazistëve. Gjithë të tjerët u persekutuan dhe u përndoqën.

Ndikimi ne art e kulture

Gjithë autorët hebrej dhe autorët komuniste perfshi dhe Karl Marks u ndaluan, librat e tyre u tërhoqën nga tregu. Gjithë pikturat e hebrejve, apo të racës jo Ariane, u hoqën nga galeritë. Po kështu dhe në muzikë, u ndaluan të gjithë muzikantët jo arianë të performonin. Media u vu totalisht në kontrollin e partisë. Rreth 70% e gjermanëve kishin radio, dhe aty buronte zëri I propagandës naziste. Aq sa të gjithë u brymosën me urrejtjen ndaj racave të tjera, duke besuar verbërisht atë që propagandonte Hitleri

Kampet e përqëndrimit

E ndërsa ‘raca Ariane’ privilegjohej dhe trullosej nga propaganda për gjithë shtresat e tjera nisi terrori në kampet e përqëndrimit. Fillimisht u krijuan getot, lagjet për hebrejtë ku rrethoheshin me tela me mure, që të mos komunikonin me pjesë tjetër. Ata vuanin për bukë, ushqime, ilace. Pastaj ngaqë armiqtë dhe të urryerit ishin të shumtë, u hapën kampet e peqëndrimit. I pari u hap në 22 mars 1933 në Dachau. Fillimisht në kampe u dërguan të dënuarit që do punon për gjermanët punë të vështira pa pagesë, në gurore, hekurudha, etj. Në kampe, kushtet ishin skandaloze dhe njerëzit dërgoheshin për të vdekur. Jo vetëm u trajtuan në mënyrë çnjerëzore, por u vranë masivisht, u helmuan dhe u dogjën në furrat e pjekjes.

Çfarë ishte Mauthauseni

Kampi Mauthausen ishte një nga 1000 kampe dhe nënkampe përqëndrimi të ngritura nga Gjermania naziste gjatë viteve 1938-1945. Mauthauseni është një fshat që ndodhet në Austrinë e Epërme, në një zonë kondrinore e të gjelbëruara sipër lumit Danub. Kur Austria u bë aleat me Gjermaninë naziste, kampet filluan të ndërtoheshin dhe në Austri. U zgjodh fshati Mauthausen, pranë hekurudhës, pranë Danbut. Kampi u ngrit në vitin 1938, shumë I vogël ku fillimisht u sollën 727 të burgosur. Pastaj ishin të burgosurit që u futën në punë për të përfunduar gjithë pjesët e tjera të kampit, baraka shtesë, të cilat sa vinin dhe mbusheshin plot me të burgosur. Mauthausen është I njohur për shkallët e vdekjes (death stairs” të cilat ngjiteshin nga gurorja deri te lartësia e kampit. Me ato gurë u ndërtua I gjithë kampi aty dhe nënkampe të tjerë. Nënkampe të Mauthausen ishin: Guseni, Melk Ebense etj. Nga 320 000 të burgosur që hynë në Mauthausen dhe nënkampe të tij, vetëm 80 000 mbijetuan.

Pse shqiptarët u dërguan në Mauthausen

Shqiptarët u dërguan në Mauthausen pasi ishte itenerari më I afërt. Shumica e të burgosurve shqiptarë u nisën drejt burgjeve të Beogradit, (Zemuni e Banica) ose Prishtinës, dhe më pas përfunduan në Mauthausen me tren. Sipas statistikave nga 326 shqiptarë që shkelën burgun e Mauthausen, kryesisht nga Tirana, Durrësi e Vlora, vetëm 23 mbetën gjallë, nga të cilët 22 u kthyen në atdhe, ndërsa një shkoi direct në SHBA, dhe nuk u kthye më. Pra 303 shqiptarë kanë vdekur në Mauthausen. Në murin e Kampit sot figurojnë 417 persona të vdekur.

8 histori shqiptarësh të mbijetuar

Pse mbijetuan 23 shqiptarët? Ata shkuan vonë në kamp, shumica u arrestuan në operacionin e dimrit 43-44. Pasi bënë disa itinerare në burgjet e Jugosllavisë, ata mbërritën në Mauthausen në verën e 44. Deri në maj 45 vite ata kaluan një kohë jo shumë të gjatë në këtë kamp të tmerrshëm, e megjithatë mbi 303 gjetën vdekjen. Ne kemi sjellë në një dokumentar dhe në këtë ekspozitë 8 histori të të mbijetuarve, treguar nga familjarët e tyre. Ata janë: Historia e Beqir Xhepës, Abdulla Krutanit (nga Tirana); Historia e Dhimiter Simonit, Fejzo Toska nga Vlora, Ahmet Cekaj nga Tropoja, Beqir dhe Mehmet Agalliu dhe Stefan Konduri nga Durresi, Taqo Don inga Përmeti e Gaqo Como nga Korca.