Skip to content Skip to footer
Në kuadër të programit të projektit “Fatet e të mbijetuarve shqiptar në Kampin e Mauthausen” nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme në Tiranë vizituan ekspozitën në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesë e delegacionit të të rinjve ishte dhe nënkryetarja e Bashkisë znj Keti Luarasi. Jo më kot e lidhëm këtë event të të rinjve me Bashkinë Tiranë, pasi ky vit është viti i Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe aktivitetet rinore duhet të nisin nga njohja e historisë. Pa historinë nuk kemi të ardhme, dhe të ardhmen do e bëjnë pikërisht të rinjtë. Ky ishte fokusi i takimit të sotshëm, pas turit të ekspozites, dhe bisedës me të rinjtë, për t’u përcjellë atyre vlerat e historisë tonë, vuajtjet, dhe mesazhet e duhura që diktaturat të mos përsëriten më. Të rinjtë nga klubi i historisë në shkollat e Tiranes, jo dëgjuan vetëm faktet historike të kësaj periudhe, drejtuar nga historiani Dr Dorian Koçi, por më pas ata hodhën kujtimet e tyre në Murin e Kujtesës, duke shprehur në mënyra të ndryshme si e shohin ata një nga ngjarjet më të tmerrshme të historisë së njerëzimit pikërisht vrasjet në masë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi iu prezantua ekspozita dhe artefaktet për këto histori të shqiptarëve që vuajtën në kampin e përqëndrimit, nxënësve ju njoftua që do të ketë konkurs me ese për këtë temë. Ndërsa nxënësit që kanë aftësi vizatimin mund të krijojnë skica bazuar në këto histori. Në fund do të jepen çmime në vlera monetare.

7 Comments

Leave a comment

AllEscort