Skip to content Skip to footer

Shqiptarët në Mauthausen, leksion i hapur në UET

Sot më 18 maj, 2022 në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, DMO ALBANIA zhvilloi një leksion të hapur mbi historinë e rrallë të shqiptarëve që vuajtën në kampet e përqendrimit, e cila nuk është e shkruar në librat tanë të historisë.

Drejtoresha e DMO ALBANIA, dhe ideatorja e këtij projekti znj Eva Kushova dhe  prof.asoc.dr Marenglen Kasmi, i cili ka përgatitur materialet educative dhe kurrikulat për mesuesit dhe nxënësit për historinë e shqiptarëve në kampin e përqëndrimit Mauthausen u pritën nga lektori I Shkencave Sociale të Aplikuara, z. Klajdi Logu si dhe rreth 20 studentë të pranishëm.

Fillimisht z. Logu prezantoi të ftuarit dhe pse ka rëndësi ky lloj informimi për studentët, si për lëndën e komunikimit, historisë dhe shkencave të tjera sociale dhe sa e rëndësishme është të njohësh historinë por dhe procesin për të aplikuar për projekte të ndryshme.

Znj Eva Kushova prezantoi projektin dy vjecar: Historia e Shqiptarëve të Mbijetuar në Mauthausen, e zbatuar nga DMO ALBANIA në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, dhe e financuar nga EVZ Stiftung (Fondacioni për Përgegjësi, kujtesë dhe të ardhme), me seli në Berlin. Projekti kaloi disa faza që nga dokumentimi I historisë, dokumentar me historitë e 8 të mbijetuarve në Mauthausen, më pas 3 ekspozita në Tiranë, Durrës e Vlorë dhe tashmë me procesin e edukimit, që përfshin leksione të hapura në Universitete, ëorkshope me nxënës të shkollave të mesme, një forum kombëtar me mësues të historisë, dhe në fund një konkurs esesh për shkollat e mesme, ku do të jepen disa cmime.

Më e rëndësishmja është përgatitja e kurrikulave për këtë pjesë të historisë nga professor Kasmi, të cilat me shpresë do të përfshihen në librat e historisë në të ardhmen.

Më tej e mori fjalën professor Kasmi, I cili shpjegoi karakteristikat kryesore të ideologjise se nacional socializmit ose nazizmit, si funksiononte, pse ajo ideologji I ktheu njerëzit normal në vrasës gjakftohtë të miliona hebrejve dhe kombësive të tjera. Po kështu shpjegoi si funksionin kampet naziste, nga dallojnë ato nga kampet e punës, si ishte jeta në kamp, ushqimi, barakat, torturat dhe vecanerisht detaje nga kampi famëkeq I Mauthausenit. Z Kasmi u kërkoi të rinjve se sikur njëhere të shohin një nga këto kampe do ndjejnë tjetër ndjesi në raport me humanizmin, duke thënë se është e domosdoshme për të mos lejuar që cdo qenie njerezore, perfshire dhe ne, te shnderrohet në një makineri lufte dhe vrases ne emer te asnje ideologjike.

Leksioni vazhdoi me shfaqjen e dokumentarit: “Nga Ferri në Ferr” dhe nje session pyetje e pergjigje. Leksionet do vazhdojnë në Universitete të tjera në Durrës e Vlorë.