Skip to content Skip to footer

Ai rrëfente se e pati ndihmuar një oficer grek, i cili e dinte si funksiononte kur gjermanët thoshin “Kush do të lahet, kush do të vizitohet le të dali, kur në fakt të gjithë këta vriteshin, digjeshin dhe bombardoheshin”.

Stefani u arrestua nga forcat gjermane në 23 nëntor 1943 së bashku 50-60 durrsakë të tjerë. Disa kanë qenë aktivistë të luftës, të njësive guerile, disa kanë qenë komunistë, të cilët ata i kishin të skeduar nga disa spiunë që ishin të tyre në qytetin e Durrësit.

Gaqo Çomo i lindur nga fshati Dardhë i Korçës, në moshë fare të re bashkë me vëllain e tij Ilo Çomin, u bënë pjesë e grupeve komuniste të Korçës në organizimin e rinisë atëherë kundër fashizmit. Gaqo dhe vëllai i tij i vogël u arrestuan nga policia italiane në një nga aksionet që kryenin në Tiranë.

Abdullahi një djalosh 16-17 vjeçar ishte aktiv me legalitetin e Tiranës kryeqytetit dhe gjatë kësaj kohe merrej me punë të vogla për moshën që kishte dhe kishte shkuar në Arbanë për të çuar një letër, domethënë korrier, kohë kur ndodhi një sulm nga gjermanët dhe kishin kapur në fshat shumë veta, ndër ta ka qënë edhe Abdullai, kapur në vjeshtë të vitit 1943.

Mit Simoni është ndoshta njënga personazhet më të njohur tëtë kthyerve nga Mauthauseni, pasi ka qenë protagonist i kësaj historie në shumë media.

Ahmet Zeneli vuajti në burgun e Mauthausenit dhe arriti të kthehej gjallë në shtëpi, pikërisht në fshatin e lindjes, ku u shtua dhe u trashëgua me një familje shumë të madhe.

“Torturat e hetuesisë nuk m’i kishin bërë as në Mat’hauzen”
Publikohet dëshmia e rrallë e Beqir Xhepës, ish-korrieri i Qemal Stafës që u internua në kampet naziste dhe u burgos edhe katër herë nga regjimi komunist