Vangjel Doni, i lindur në 1928 në fshatin Milgu të Gjirokastrës, në moshën 16 vjeçare ka dalë partizan me Brigadën e Ishmit në Tiranë. Ishte vetëm 16 vjec kur doli korrier partizan, dhe gjatë një operacioni u zu nga forcat gjermane, të cilat e dërguan në Jugosllavi ku ka ndejtur gati 4-5 ditë dhe prej Jugosllavisë është dërguar në burgun e Mathauzenit. Në burgun famkeq kaloi gati 9 muaj, ku provoi torturat nga më çnjerëzoret, por Vangjel Doni ka lindur në 1928 në fshatin Milgu të Gjirokastrës. Në moshën 16 vjeçare ka dalë partizan me Brigadën e Ishmit në Tiranë. Gjatë një operacioni u zu nga forcat gjermane, të cilat e dërguan në Jugosllavi ku ka ndenjur gati 4-5 ditë dhe prej Jugosllavisë është dërguar në burgun e Mauthausenit. Atje kaloi gati 9 muaj, ku provoi torturat çnjerëzore, kryesisht urinë dhe punën e mundshme për vdekje. Fati e deshi gjithsesi të mbetej gjallë. Historitë e periudhës së errët Vangjeli i ka lënë shënime para se të ndërronte jetë.

Si më arrestuan?
Në korrik 1944, kur u shpërnda Brigada e dytë, u caktua të mblidheshin partizanet ne vendin e quajtur Kaptina e Martaneshit. Nje skuader e çetës tonë u caktua të bënte roje në vendin e quajtur Kulla e Papait. Një spiun ballist i solli gjermanët ne vendin ku rrinim, ne befasi. Gjermanet na kapen rob. Vetem Haredin Garo nga Picari mundi t’u shpetonte gjermaneve. Mua me cuan ne burgun politik te Tiranes. Njesiti Gueril i Tiranes, fshehurazi na dergonte ne burg ushqime, per partizanet e burgosur qe i kishin familjet larg. Ne burg ishte dhe nje spiun nga Elbasani qe gjermanet e kishin futur per te marre informata nga ne. Çdo dite merrnin partizane nga burgu dhe i conin ne kuesture te Papa Lilua nga Potenani dhe Jani Kapia nga Mbrezhdani ku torturoheshin per te treguar drejtuesit e luftes. Ne burgun politik te Tiranes qendrova 28 dite, pastaj mua, nje shok nga Berati (Faslli) dhe dy partizane italiane na cuan ne kampin Zemun te Jugosllavise. Aty u takuam me te tjere shqiptare qe silleshin nga Greqia, si Milo Rako nga Sheperi, Theofan Zoto nga Policani etj. Atje na ushqenin me 200 gr buke dhe nje kuti konserve, me supe te keqe kurse drurin na e jepnin pa hesap. Gjate nje bombardimi anglez pati shume te vrare. Gjermanet na urdheruan te mblidhnim dhe numeronim kufomat. Mbaj mend se ishin vrare rreth 800 te burgosur dhe 20 gjermane. Ne kete kamp perqendrimi na mbajten te izoluar rreth 5-6 muaj, pastaj na cuan ne nje nenkamp perqendrimi ne gjermani ne Poken Hogen ku pata numrin KG__67. Çte gjenim pas barakave dhe ne shtreterit e drurit, 4 te vdekur nga uria. Ketu vinin mjeket dhe caktonin te denuarit qe dergoheshin per krematoroum.
Kur erdhi fundi i gjermaneve, nga prilli 45, hitlerianet urdheruan gjithe te internuarit te dergoheshin afer Berlinit. Udhetimi u be me kembe. Kemi udhetuar 8 dite pa ushqim, kurse ushtaret gjermane hanin fshatrave ku kalonim. Kemi varrosur shoket tane pa vdekur sepse nuk ecnin dot. Nje shoku yne Hilo Nako nga Sheperi, kur e ndjeu se nuk ecte dot me, na kerkoi ta varrosnim. Skishte tmerr me te madh. Theofan Zoto nga Policani qe ishte i guximshem, pa nje pyll afer rruges dhe na porositi qe sa ti afroheshim pyllit, te aratiseshim. Me mire te vriteshim sesa te varrosim njeri tjetrin pa vdekur akoma nga uria. Ashtu beme, u futem me vrap ne pyll dhe mundem te arratiseshim, Gjermanet ishin si te trullosur dhe askush nuk na ndoqi. Qendruam fshehur ne pyll dhe hanim cte gjenim ne natyre deri sa ne maj, pra nje muaj me pas erdhi lajmi i mberritjes se Ushtrise se kuqe. Dolem pas kapitullimit te Gjermanise dhe u grumbulluam ne nje vend ku na moren ne dorezim aleatet. Qendruam 5 muaj nen kujdesin e tyre dhe pastaj erdhen perfaqesues shqiptare dhe jugosllave dhe deri ne Jugosllavi erdhem me tren. Ishim 6 shqiptare: une, Theofan Zoto, Milo Lako, dhe 3 nga Qeparoi. Na dhane nga 100 cigare dhe na nisen me tren deri ne Oher, ku na mori ne dorezim Brigada e 8te dhe prej andej kemi mberritur ne Tirane ne nentor 1945″- rrefen Vangjel Doni.
Me tej ai rrëfente se e pati ndihmuar një oficer grek, i cili e dinte si funksiononte kur gjermanët thoshin “Kush do të lahet, kush do të vizitohet le të dalë, kur në fakt të gjithë këta vriteshin, digjeshin dhe helmoheshin”. Kështu oficeri grek sa herë bëheshin thirrje të tilla, e ndalonte babain tim të mos dilte. Pas kapitullimit të Gjermanisë, Vangjeli u rikthye në vendlindje, si fillim në Tiranë tek disa të afërm dhe më pas shkoi në fshatin e tij ku kishte lënë prindërit, motrën dhe vëllain. Vangjeli më pas u punësua në fshat si polic, dhe më pasi bëri sAi rrëfente se e pati ndihmuar një oficer grek, i cili e dinte si funksiononte kur gjermanët thoshin “Kush do të lahet, kush do të vizitohet le të dali, kur në fakt të gjithë këta vriteshin, digjeshin dhe dhunoheshin”. Kështu oficeri grek sa herë bëheshin thirrje të tilla, e ndalonte babain tim të mos dilte. Pas kapitullimit të Gjermanisë, Vangjeli u rikthye në vendlindje, si fillim në Tiranë tek disa të afërm dhe më pas shkoi në fshatin e tij ku kishte lënë prindërit, motrën dhe vëllain. Vangjeli më pas u punësua në fshat si polic, dhe më pasi bëri shkollën e oficerit dhe u bë kapiten i parë në Përmet. Taqo, djali i Vangjel tregon disa momente të babait që i patën lënë traumë. Babai nga përvoja e hidhur që pati kaluar në Mathausen, nuk duronte dot gjellën me patate, pasi siç rrëfen ai “ në kamp vuanin nga uria e tejskajshme dhe rrëmonin cdo natë në koshat e plehrave, dhe gjenin cipat e patateve dhe I hanin për të mbajtur shpirtin gjallë. Taqo tregon se edhe pse gjella me patate gatuhej e mire dhe nuk kishte cipa, vetëm era e tyre e tmerronte Vangjelin. Patatet i kujtonin Mauthausenin. Vangjel Doni u nda nga jeta më 10 maj 2005.