Stefan Konduri, është arrestuar nga forcat gjermane më 23 nëntor 1943, operacioni i dimrit, kur gjermanët ishin të tërbuar dhe nuk dinin kë të kapnin më pare. Stefani u kap së bashku 50-60 durrsakë të tjerë, mes të cilëve disa kanë qenë aktivistë të luftës, të njësive guerile, disa kanë qenë komunistë, të cilët ata I kishin të skeduar nga disa spiunë që ishin të tyre në qytetin e Durrësit. Mbasi i marrin të gjithë, I çojnë në Elbasan, nga Elbasani i çojnë në Bitola dhe nga Bitola pastaj i çojnë në Zemun afër Beogradit. Në Zemun i mbajnë një muaj dhe më pas i çojnë në Mauthausen, ku fillon dhe kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve. Numri i Stefan Kondurit në burg ishte 100 045 A. Atë numër e kishte edhe në dorë të shtypur. Jo të shtypur por të djegur dhe që shenjat i kishte der isa vdiq. Stefani i përjetoi të gjitha tmerret e Mauthausenit. Ai rrëfen se me dorën e vet ka futur shumë njerëz në krematorium, disa gjysmë të vdekur, disa të marrë fund. Nëse nuk do zbatoje urdhërat për t’i futur në furrë, mund të përfundoje vetë aty.

Petraqi tregon se babai i tij Stefani, u lirua më 5 maj të vitit 1945, nga forcat amerikane, të cilat i mbajtën, i veshën bashkë me ushtarët anglezë, i hoqën ata rrobet që i kishin me viza dhe njëkohësisht mbasi i morrën në pyetje të gjithë, i regjistruan sipas numrave që kishin. “Numri i babait tim ishte 100 045 A. Atë numër e kishte edhe në dorë të shtypur, jo të shtypur por të djegur me numra të cilët i kishin bërë esesit (SS) atje.”-tregon Petraqi. Në rrëfimet e babait, Petraqit i kujtohet që babai i pati thënë që: “shumë njerëz kam futur me dorën time në krematorium, disa gjysëm të vdekur se ishin të marrë fund, kockë e lëkurë”. “Babai la dy fëmijë kE megjithatë fati e deshi që Stefani të ishte ende gjallë më 5 maj të vitit 1945, kur erdhën forcat çlirimtare amerikane. Ai rrëfen se gjëja e pare që bënë ushtarët anglezë, aleatë me amerikanët, ishte që I veshën me rroba normale, ua hoqën ato veshje të tmerrshme me viza që u ishin bërë njësh me lëkurën e trupit skeleton. Njëkohësisht mbasi i morrën në pyetje të gjithë, i regjistruan sipas numrave që kishin. Kur Stefani u kthye në atdhe, familjarët druheshin nëse do ishte normal sërish, kishin frikë nëse I kishin bërë eksperimente dhe injeksione 19 muaj në kamp. Vec kësaj të gjithë bënin vetëm një pyetje: Si ka mundësi që shpëtoi, cfarë të ketë bërë? Megjithatë Stefani rinisi jetën sërish dhe respektohej nga durrsakët. Ai punoi mekanik në kantierin detar ku dhe doli në pension. U nda nga jeta më 22 gusht 1972.