Skip to content Skip to footer

Historia e vëllezërve Agalliu, një u kthye gjallë

Beqir dhe Mehmet Sulo Agalliu ishin aktivë në lëvizjet çlirimtarë. Ata morën pjesë në Komitetin drejtues të Luftës për çlirimin e Vlorës nga Italianët në 1920, kurse me ardhjen e pushtimit Italian ishin të parët që nuk u pajtuan. Po kështu revolta e tyre vazhdoi dhe ndaj pushtimit gjerman. Ranë në sy të armikut dhe fatkeqësisht si Beqirin dhe Mehmetin gjermanët i arrestuan në vitin 1943. Të dy bashkë i internuan në kampin e përqëndrimit në Mauthauen. Beqiri nuk mundi të dalë i gjallë andej pasi u dogj në crematorium, ndërsa i vëllai i tij Mehmeti u hodh nga treni teksa transportohej për në një nënkamp tjetër. Ai arriti të arratisej, gati në fund të luftës, kur dhe gjermanët ishin si të trullosur nga humbjet. Pra Mehmeti arriti të kthehej gjallë në atdhe, dhe të rrëfente historitë e tmerreve në Mauthausen.

Kishin vënë në një gropë një dërrasë me gozhda përpjetë duke hedhur. Në kohën që afrohen, shqiptari në gjermanisht i thotë polakut; A je i martuar? Jam- i thotë ai. A ke fëmijë? Kam dy- i thotë; e më presin. Atëherë, fito ti! Realisht shqiptari fare mirë mund ta mundte atë se ai ishte shndërruar në një skelet dhe të tërë u çuditën kur shqiptari u shtri dhe e la polakun të hipte sipër si fitues. E morën rojet gjermane nga këmbët, nga d

Një nga historitë më interesante dhe plotësisht reale është kjo: Gjermanët vunë të ndeshen një shqiptar dhe një polak, dhe kush do humbiste do vdiste.  Kishin vënë në një gropë një dërrasë me gozhda përpjetë, ku do hidhej humbësi. Në kohën që afrohen, shqiptari në gjermanisht i thotë polakut: A je i martuar? Jam- i thotë ai. A ke fëmijë? Kam dy- i thotë- e më presin. – Atëherë, fito ti! -I thotë shqiptari.  Realisht shqiptari fare mirë mund ta mundte se ishte më I ri dhe më I fortë fizikisht. Të tërë u çuditën kur shqiptari u shtri dhe e la polakun të hipte sipër si fitues. E morën rojet gjermane nga këmbët dhe duart, dhe e hodhën në atë dërrasën me gozhdë. Bëri shumë përshtypje tek të gjithë.

Në ambasadën tonë në Vjenë çdo 9 maj ditën e fitores mbi fashizmin, ambasadori bënte një vizitë kortezie në kampin e Mathausenit, në memorialin e shqiptarëve, të krijuar nga skulptori Odhise Paskali. Sa herë shkonte ambasadori ynë shikonte një karafil tek gryka e pushkës. Njëherë aty gjen një burrë, i thotë: ‘Më fal ti e ke vënë ketë karafilin? Nga je? – Nga Polonia. – Po ç’të lidh ty me shqiptarët?! – Më lidh shumë. Deri ca vitesh këtu vinte im atë, dhe vinte një tufë më lule, pasi udhëtonte 800 kilometra me tren në çdo 9 maj për të respektuar shqiptarët. Atij shqiptarët i shpëtuan jetën. Ai tregon të njëjtën histori që tregoi dhe Mehmeti. Historitë u përputhen, por emri i shqiptarit nuk u mësua kurrë. Mehmet Agalliu u nda nga jeta më 6 qershor 1955.

 

Mehmet Agalliu

Rrëfyer nga Shpend Topallaj

Pjese e Komitetit drejtues të Luftës për çlirimin e Vlorës nga Italianët1920Internimi në kampin e përqëndrimit në Mathauzen1943Data e ndarjes nga jeta6 qershor 1955Share

Leave a comment