Lekurat e patateve, cigaret me copa letre te mbushura me makorke (bime) ishin ” luksi ” i mbijeteses. Perballe qendronte krematori qe gelltiste pa pushim te burgosurit, e para tij Ai qendroi tre here ku fati ja kurseu vdekjen. Torturat c’ njerezore lane pasoja te pariparueshme ne shendetin e tij, te cilat i vuajti gjate gjithe jetes.- KAM NGRENE ME SHUME DRU SE KAM MARRE FRYME – ishin fjalet e Tij kur kujtonte MAUTHAUSEN. Shpartallimi i Gjermanise nga aleatet beri te mundur bombardimin e kampit ku fituan lirine te burgosurit. Kjo fitore e gjeti me kembe te demtuara, (nga shkeputja e nje masivi gurresh ne tunel) te fashuara me copa druri dhe lecka nga bashkevuajtsit. Ne kete gjendje skandaloze u morr ne mbrojtje nga kryqi kuq italian qe e derguan ne Itali per mjekim. Pas gjashte javesh u kthye ne atdhe me allci dhe paterica. Pas reabilitimit shendetesor, me shume vullnet e pasion fillon jeten nga e para. Fale kesaj pune u vleresua me Medaljen e Kujtimit, e Clirimit, te Trimerise dhe 10 Medalje pune.
Mariana Llambi Stojani
Shkurt 2022.