Skip to content Skip to footer

Historia e Hilmiut, spiunit nga Vlora

Në kampin e Zemunit kishte dhe provokatorë dhe spiunë që kishin ardhur me misione të caktuara dhe që nuk bënin jetën e të burgosurit siç ishin: Hilmi Hoxha nga Vlora, i cili ishte spiuni dhe bashkëpunëtori i sërbit Bania. Ky erdhi në kamp aty nga janari 1944, me grupin e fundit të vlonjatëve, por i veçuar nga ata. Aty ndenji deri në mars 1944 dhe kur mbaroi funksionet e tij që i ishin ngarkuar nga Gestapoja në shërbim të gjermanëve kundër shqiptarëve, i doli e drejta për t’u kthyer në Shqipëri. Para se të ikte, edhe një herë duhej të kalonte një periudhë karantine se mos i shfaqej ndonjë sëmundje, dhe këtë periudhë të fundit duhej të ishte i izoluar nga gjithë të burgosurit e tjerë. Gjatë kohës që qëndroi në Zemun, Hilmiu kishte trajtim ndryshe nga gjithë të burgosurit e tjerë, si në ushqim, në veshje, fjetje. Por gjatë kohës së karantinës ai shkoi dhe i tha komdandantit gjerman se Bania i ka zhveshur gjithë shqiptarët dhe u ka marrë gjërat e çmuara, si orët, unazat, brilantët dhe shumë gjëra të tjera. Ndwrkohë ai vetë i kishte spiunuar Banes se filan shqiptar ka orë, unaza etj. Kështu ndodhi dhe Bania vinte te ne, dhe na kërkoi varëset, orët, brilantina atyre që vërtet i kishin. E nga i dinte gjithë këto informata Bania, se përvec Hilmiut nuk kish njeri tjetër që rrinte me ne. Por në fakt mes shqiptarëve, gjëra të çmuara kishin vetëm një pakice, që i përkisnin shtresave më të larta. Këta ishin kryesisht nga Vlora, të cilët bashkë me njerëzit e lëvizjes nacional çlirimtare, kishin arrestuar dhe disa nga këta persona. Ata ishin bejlerë dhe tregtarë të Vlorës, siç qe Nevruz Beu e shumë të tjerë, të cilët ngaqë kishin ambicie për ca poste që tashmë ishin zënë nga gjermanët, ishin arrestuar dhe internuar.
Hilmiu siç duket kishte bërë pazar me Banen për të fituar diçka nga gjërat e shqiptarëve, si shpërblim për bashkëpunimin e tij, por nga që nuk mori gjë nga kapoja serb, e denoncoi atë te gjermanët duke i thënë se Bania u kishte marrë të burgosurve shqiptarë sende me vlerë. Por ai s’mund ta dinte se të gjitha këto që kishte marrë Bania i kishte ndarë pikërisht me komandantin gjerman. Atëherë komandanti SS, mblodhi gjithë shqiptarët dhe i pyeti nëse Bania u kishte marrë ndonjë send të çmuar, apo jo. Sipas udhëzimeve të shokëve tanë, gjithë grupi shqiptar ra dakord, se ne si shqiptarë nuk do përfitonim asgjë, nëse do thonim që Bania na kishte marrë gjërat me vlerë, përkundrazi do hanim ca të rrahura të mira nga Bania. Atëherë ne të gjithë I thamë që nuk na ka marrë asgjë. Atëherë Komandati solli Hilmiun te shqiptarët, për ta ballafaquar, dhe më pas urdhëroi gjithë shqiptarët që ta rrihnin Hilmiun duke i dhënë secili prej nesh nga pesë dajakë. Pas këtyre të rrahurave, Hilmiu nuk mund të rezistonte më, dhe brenda 24 orëve vdiq. Nuk mundi dot të kthehej në atdhe, edhe pse lejen për të shkuar e kishte. Në fakt Hilmiu kishte ardhur me mision për të zbuluar organizatorët dhe komunistët shqiptarë mes radhës së të arrestuarve në kamp. Në saj të veprimtarisë armiqësore të tij, shumë shqiptarë vdiqën.
Hilmi Hoxha

Nuk mundi dot të kthehej në atdhe, edhe pse lejen për të shkuar e kishte.

Hilmi HoxhaSpiuni dhe bashkëpunëtori i sërbit BaniaVendosja në kampJanari 1944Misioni i tijZbulimi i organizatorëve dhe komunistëve shqiptarëShare

Leave a comment

AllEscort