Mit’hat Toska tregon kujtimet e babait të tij Fejzo Toska, i cili vuajti kushtet çnjerëzore në Kampin e Mathausenit, ku dhe u ekzektua në 1944.
“Babai im është marrë me tregti dhe dyqani i tij ka qenë bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Është arrestuar në 6 janar të vitit 1943 dhe është ekzekutuar në shkurt 1944. Eshtrat e tij kanë ardhur në vitin 1976. Babai, pasi është marrë nga Vlora mbeti në kamp të përqendrimit. Ata që janë kthyer, kanë treguar historinë nënës time, që mbeti e ve në moshën 25 vjeçare. Ka qenë shtatori i vitit 1943, kur unë isha vetëm 3 vjeç. Babanë nuk e mbaj mend, vetëm ç’më ka treguar nëna. Unë nuk kam pasur as motër, as vëlla. Kemi qenë vetëm nënë edhe bir. Nëna ime, kur është marrë im atë, ka qenë 24 vjeçe. Kujtimet e nënës ma kanë mbajtur gjallë, kujtimet e babait. Babai ka punuar ne gurore. Ka qenë një mal, sipas këtyre që kanë ardhur. Këta ngjitnin gurët nga poshtë i çonin lart dhe nga lart i binin prapë poshtë, vetëm për t’i munduar. Aty ishte një përrua me ujë dhe im atë kishte pasur etje për të pirë ujë. Gjermani me tytën e pushkës e ka qëlluar në kokë. Ashtu i rrjedhur tërë gjak, shokët e tij e marrin në kapanon. Kapanoni ka qenë me 3 krevatë. Shumë vetë, të sëmurë apo buzë varrit, natën i merrnin dhe i funin në djegie ose në helmim me gaz. Më 6 janar 1944, babanë tim e kanë marrë natën dhe e kanë ekzekutuar. Neve më 1976 na mblodhën këtu te Banka Tregtare, te Sheshi i Flamurit, dhe thërrisnin emrat dhe unë kam marrë arkvolin e babait. I vogël ishte, me flamur shqiptar. Se çfarë kishte brenda, ne nuk e dimë. Por ma merr mendja që eshtrat nuk ekzistojnë sepse ata bënin varre masive, nuk do merrte kokën e babait tim edhe këmbën e tjetrit. Nuk e di, nuk mund të them. Mund të them vetëm kaq, që mendoj se këta janë varre imagjinare”.