Skip to content Skip to footer

Historitë e burgut te Zemunit, Jugosllavi

Itenerari nga Shqipëria në Zemun, çfarë ndodhi me shqiptarët

Beqir Xhepa rrëfen: Me arrestuan 15 vjec. Më dërguan në burgun e Elbasanit, duke më bërë presion por dhe duke më marrë me të mirë, që të tregoja cfarë dija, aktivitetin e babës tim. Por kur panë se unë nuk po nxirrja asgjë nga goja lidhur me atë çka ndodhte në shtëpinë tonë, atëherë flluam të më rrahin me grushta e shqelma. Më gjakosën. Në burgun e Elbasanit atë kohë ishin vetëm dy të burgosurit, që quheshin Qamil Hoti, dhe një person nga fshatrat e Elbasanit që quhej Spiro. Por pas dy tre ditësh në dt 13 dhe 13 nëntor 1943, burgu u mbush plot me qytetarë dhe fshatarë. Shumica ishin nga Rrethi I Elbasanit mes të cilëve ishin Simon Sinani me funksionet e sekretarit politik të komitetit qarkor të PKSH për Elbasanin të cilët kishin kabur në Elbasan me anë të një spiuni të njohur…
Historia e Hilmiut, spiunit nga Vlora Në kampin e Zemunit kishte dhe provokatorë dhe spiunë që kishin ardhur me misione të caktuara dhe që nuk bënin jetën e të burgosurit siç ishin: Hilmi Hoxha nga Vlora, i cili ishte spiuni dhe bashkëpunëtori i sërbit Bania. Ky erdhi në kamp aty nga janari 1944, me grupin e fundit të vlonjatëve, por i veçuar nga ata. Aty ndenji deri në mars 1944 dhe kur mbaroi funksionet e tij që i ishin ngarkuar nga Gestapoja në shërbim të gjermanëve kundër shqiptarëve, i doli e drejta për t’u kthyer në Shqipëri. Para se të ikte, edhe një herë duhej të kalonte një periudhë karantine se mos i shfaqej ndonjë sëmundje, dhe këtë periudhë të fundit duhej të ishte i izoluar nga gjithë të burgosurit e tjerë. Gjatë kohës që qëndroi në Zemun, Hilmiu kishte trajtim ndryshe nga gjithë të burgosurit e tjerë, si në ushqim, në veshje, fjetje…

Jeta në kampin e Zemunit
Në Kampin e Zemunit na thanë se kishin ardhur gjithsej 6-7 grupe shqiptarësh, nga të cilët 3 nga Vlora, një nga Durrësi dhe Kavaja, një nga Elbasani, një nga Tirana. Çdo grup kishte nga 50-70 veta. Në grupin nga Vlora kishte dhe mjekë sic ishte dr Pavlo Mihali, dr Vasili dhe Lluka.
Ndryshe nga dy të tjerët që ishin pro gjermanë, Doktor Pavlo ishte shumë zemërmirë, dhe u bënte shërbimin e duhur mjekësor shqiptarëve, ndërsa Doktori Vasili dhe Lluka rreth 45-50 vjeç të dy, u sollën shumë keq më shqiptarët çuditërisht…

Organizimi i brendshëm i kampit Kampi ndodhej në periferi të Beogradit, 4 km larg nga Beogradit, përtej lumit në anën tjetër të Savës, bile një pjesë e kampit kufizohej me lumin. Kampi ishte i rrethuar prej disa rrathë telash me gjemba. Kishte një territor prej 1-2 km, dhe çdo 100 m ishte një bunker ku qëndronte një roje gjerman i armatosur. Gjithsej ishin 40-50 bunkerë të tille…
Kushtet e tmerrshme Racioni i ushqimit ishte 200 gr bukë në ditë dhe gjysëm litri supë prej lëkura patatesh ose lëng gruri pa yndyrë. Fjetja ishte e tmerrshme, rreth 100 vetë në një shtrat (bokse) pa shtresa dhe mbulesa, në qoftë se do të kishe ndonjë batanije që nga shtëpia, ishe i bekuar, të tjerët thanin së ftohtit…
Bombardimi i Zemunit nga anglezët Më 17 prill 1944 aeroplanët bombardues anglezë, bombarduan Beogradin në orën 8 të mëngjesit. Bomba e parë në tentativë për të bombarduar urën e lumit Savë që lidhte Beogradin me Zemunin dhe që ishte i mbrojtur nga dy topa kundërajrorë, ra në kampin e Zemunit, pikërisht në ndërtesën tonë. Nga ky bombardim u shkatërruan tre garnizone të kampit…
Lexo të gjithë historitë duke e shkarkuar në linkun më poshtë:
Lexo të gjithë historitë e plotaShkarko këtuRrefimi i Beqir XhepësRrefimi i Beqir XhepësHistoria e Hilmiut, spiunit nga VloraHistoria e Hilmiut, spiunit nga VloraJeta në kampin e ZemunitJeta në kampin e ZemunitOrganizimi i brendshëm i kampitOrganizimi i brendshëm i kampitKushtet e tmerrshmeKushtet e tmerrshmeBombardimi i Zemunit nga anglezëtBombardimi i Zemunit nga anglezëtShare

Leave a comment

AllEscort