Skip to content Skip to footer

Historia e Ahmet Cekaj, malësori nga Tropoja

Historia e Ahmet Zenelit nga Shipshani i Tropojes tashmë është fiksuar në libër me titullin: ‘Unë kam qënë në Mauthausen’, e shkruar nga historian Shpend Topallaj. Ahmet Zeneli vuajti në burgun e Mauthausenit dhe arriti të kthehej gjallë në shtëpi, pikërisht në fshatin e lindjes, ku u shtua dhe u trashëgua me një familje shumë të madhe.  Në 1943, Ahmeti ka qënë në xhandarmëri në burgun e Gjakovës, gardian burgu, nga ku është bërë një thyerje burgu për lirimin e disa komunistëve të njohur, dhe Ahmeti kishte ndihmuar në këtë operacion. Pas 3 ditësh ai është marrë nga forcat Gjermane për të përfunduar në Kampin Mathauzen. “Aty nuk ishim njerëz, ishim numra. Unë isha 99 001, njësoj si mushkat që u venë damkën- rrëfen Ahmeti. Ai tregon se gjashtë muajt e fundit çdo ditë aty pushkatoheshin 10 veta. Cdo ditë Ahmeti punonte. Ishte nga ata që e përjetoi plotëesisht torturën e punës çnjerëzore në këtë kamp.  “Na çonin në punë, punë koti me hap tunele këtu, punë vetëm për të na stërmunduar, pasi nuk të conin gjëkund ato tunele. Na ndanë në grupe, na dërguan në punë të ndryshme. Unë vetë i teti, na çuan në një fabrikë që prodhonim pllaka çimento. Punonim nga 11 orë. Pas disa ditësh na çuan në kufi në Grace, diku në kufi me Hungarinë për të bërë llogore lufte, dhe mbas disa kohësh na tërhoqën prapë e na prunë në Mauthausen.

Në 5 maj ’45 kur kapitulloj Gjermania naziste na morën në makina dhe na çuan diku që nuk dihet se ku, pa adresë, ishin të armatosur të gjithë dhe çdo lëvizje që bëje mund të të ikte jeta. Aty s’kuptuam gjë, përse na lanë dhe ikën. Ahmet Cekaj u rikhtye ne fshatin e lindjes dhe gëzoi fëmijët e tij në Tropojë. Në fillim e pati të vështirë të punësohej si i kthyer nga kampi pasi e mendonin agjent. FIllimet e para kanë qenë shumë të vështira, punët më të rënda në koooperativë dhe një varfëri e madhe, derisa fëmijët dhanë prova që punuan për sistemin dhe u shkolluan. Historia e Ahmetit vjen e treguar prej djalit të tij Fasilliut që është gjyqtar në Durrës. Në librin që I kushtohet jetës së Ahmetit, tregohen gjithë peripecitë e nisjes në Mauthausen, histori vuajtje andej dhe kthimi në shtëpi, emocionet e forta. Ahmet Cekaj u nda nga jeta më 2 korrik 1978.

Ahmet Zenel Cekaj

Ahmet Zeneli vuajti në burgun e Mauthausenit dhe arriti të kthehej gjallë në shtëpi, pikërisht në fshatin e lindjes, ku u shtua dhe u trashëgua me një familje shumë të madhe.

Viti i arrestimit1943Numri i identifikimit99 001Data e ndarjes nga jeta2 korrik 1978Share

Leave a comment