Skip to content Skip to footer

Historia e Gaqo Çomo, grup me italianët

Gaqo ÇoGaqo Çomo i lindur nga fshati Dardhë i Korçës, në moshë fare të re bashkë me vëllain e tij Ilo Çomin, u bënë pjesë e grupeve komuniste të Korçës në organizimin e rinisë atëherë kundër fashizmit. Gaqo dhe vëllai i tij i vogël u arrestuan nga policia italiane në një nga aksionet që kryenin në Tiranë. Në atë kohë ka qenë në 20-tat kur u burgos, ku fillimisht qëndruan disa javë në burgun e Tiranës, e më pas u transferuan në burgun “Ustika” të Italisë fashiste. Së bashku me vëllain dhe grupin e arrestuar qëndruan aty deri në kapitullimin e Italisë fashiste. Më pas kur kontrollin e morri Gjermania, të gjithë të burgosurit politik ose antifashist u transferuan në burgun e Mathausenit. Gaqo ka rrëfyer se kushtet e burgut në Mauthausen nuk kishin të krahasuar me burgun Italian.

Në burgun e Mathauzenit nga kujtimet që ka treguar gjyshi dhe familjarë të tjerë tregonte që kishte një ndryshim shumë të madh midis atyre kushteve kur kishin qenë në Itali dhe në Mathausen. Tregonte që ishte një klimë tmerrësisht e ftohtë, me kushte shumë të këqija, me veshje shumë të këqija. Detaje të shumta rrallë herë tregonte sepse zakonisht ai përlotej edhe prekej nga të gjitha këto çështje që kishin të bënin me atë periudhë të jetës së tij. Megjithatë diçka mbaj mend që tregonte shpesh që në momentin e parë kur ata u futën domethënë në burg në atë ndërtesë, u ushtrua një kontroll shumë i imtësishëm, disa lloje disinfektimesh të cilat i lanë pasoja edhe më vonë me anë të këtyre kimikateve që përdornin atëhere. Punët ishin gjithmonë shumNë Mauthausen bënte shumë ftohtë, veshjet ishin shumë të holla. Gaqo kishte tmerr erën e kimikateve kur i dizinfektonin, ishte gjëja më e neveritshme që mbante mend. Fati i tij i madh ishte se nuk punoi shumë në gurore, por në krematorium. Vërtet nuk u mundua në punë, por nga ana psikologjike puna në krematoriumn ishte e tmerrshme. Vëllai i tij ndërroi jetë atje, ndërsa Gaqo pësoi një të ftohtë dhe ca kohë qëndroi në spital. Duke qenë se vinte nga burgjet italiane, miku më I mirë I burgut të tij ishte një Italian me emrin Tuljo, i cili e ndihmoi deri në fund. Kur u lirua kampi dhe Gaqo doli gjallë, askush ng apala shqiptare nuk u shfaq që ta merrte, ndaj ai ka qëndruar rreth gjashtë muaj në shtëpinë e Tuljos në Itali. Pas 6 muajsh vendosi të kthej në Shqipëri, të bënte kursin për ekonomist dhe aty u njoh me bashkëshorten  të cilën patën vetëm një fëmijë, nëna e Marselit, i cili sot na rrëfen këtë histori të gjyshit të tij. Gaqo la disa shënime nga burgu, të cilat gruaja e tij i dorëzoi shkrime në Shoqatën e Veteranëve të Luftës NacionalÇlirimtare. Mauthauseni kishte lënë gjurmët e veta, dhe Gaqo u nda nga jeta shumë i ri, 63 vjet. Një jetë shumë e shkurtër e ndërprerë më 31 tetor 1986.

 

Gaqo Çomo

Gaqo Çomo i lindur nga fshati Dardhë i Korçës, në moshë fare të re bashkë me vëllain e tij Ilo Çomin, u bënë pjesë e grupeve komuniste të Korçës në organizimin e rinisë atëherë kundër fashizmit. Gaqo dhe vëllai i tij i vogël u arrestuan nga policia italiane në një nga aksionet që kryenin në Tiranë.

Mosha e burgosjes20 VjeçData kur ndërroi jetë31 tetor 1986.Share

Leave a comment