Skip to content Skip to footer

Abdulla Krutani, njeriu që derisa vdiq përsëriste numrin e kampit

Abdulla Krutani nga Tirana, ishte një djalosh 16-17 vjeçar kur u arrestua nga forcat gjermane në vjeshtë të vitit 1943. Ai ishte i lidhur me ilegalitetin e Tiranës dhe gjatë kësaj kohe merrej me punë të vogla për të ndihmuar lëvizjen nacional clirimtare. Ai ishte nisur me një mision për të çuar një letër në Arbanë, kohë kur ndodhi një sulm nga gjermanët. Ishin kapur shumë njerëz dhe ndër ta ka qënë edhe Abdullai. Fillimisht e cuan në burgun e Tiranës, dhe më pas u transferuan në Jugosllavi dhe prej aty udhëtuan ditë të tëra me tren për në Kampin e Mathausenit. Vuajtja e urisë nisi që në udhëtimin me tren – tregon Abdullai, – mbaj mend që zgjasnim duart se binte shi jashtë dhe i lagnim për të pirë ujë”.  Mbërritja në kampin Mathausenit, ka qenë një tmerr. Abdullai qëndroi për 19 muaj në këtë kamp, por forca e shpirtit dhe besimi i tij bëri që ai t’i mbijetonte tmerreve në kampin nazist. Abdullai e ka provuar dhe punën në guroren e kampit, dhe gjithë torturat çnjerëzore atje. Por fati e ndihmoi të rezistonte edhe pse kockë e lëkurë, deri në çlirimin e kampit.  Rruga e kthimit ishte po nga Jugosllavia. Sa mbërriti në Shqipëri në ’45 filloi ushtrinë, e cila në në atë kohë ishte dy vite, por Abdullai bëri një vit, pasi i bëri kërkesë Ministritë të Brendshëm, meqenëse kishte vuajtur në kamp, të bënte vetëm një vit ushtrinë. Pastaj është marrë me punimet e drurit. U bë një mobilier nga më të dalluarit me vite të tëra në Misto Mame. Pa punën e vet dhe nuk u përndoq nga regjimi. Dy gjëra nuk i shqiteshin Abdulla Krutanit nga mendja, uria e tejskajshme në kamp ku hanin gjethe, çtë gjenin për të mbajtur shpirtin gjallë. Edhe qymyri i djegur na shijonte, na dukej si çokollatë- kujton Krutani. Dhe tjetra ishte numri i tij i kampit, të cilin ai e solli me vete original nga kampi. Deri në vdekje, Abdulla Krutani thoshte numrin e vet në gjermanisht, sa herë i dilte gjumi. Frika e kampit, se mos nuk thoshte mirë numrin kur ta thërisnin gjermanët, nuk iu nda deri në vdekje. Në Mauthausen shkoi 3 here si pjesë e delegacioneve që vizitonin kampin në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Abdulla Krutani u nda nga jeta më 26 korrik 2020, i fundit i të mbijetuarve nga kampi i Mauthausenit.

Abdulla Krutani

Abdullahi një djalosh 16-17 vjeçar ishte aktiv me legalitetin e Tiranës kryeqytetit dhe gjatë kësaj kohe merrej me punë të vogla për moshën që kishte dhe kishte shkuar në Arbanë për të çuar një letër, domethënë korrier, kohë kur ndodhi një sulm nga gjermanët dhe kishin kapur në fshat shumë veta, ndër ta ka qënë edhe Abdullai, kapur në vjeshtë të vitit 1943.

Viti arrestimit1943Koha e qëndruar19muajData e ndarjes nga jeta26 korrik 2020Share

772 Comments