Skip to content Skip to footer

Forumi “Fatet e shqiptarëve në kampet naziste” me historianë dhe mësues të historisë të shkollave të mesme

U mbyll me sukses forumi më mësuesit e historisë dhe nxënësit e shkollave të mesme, mbi temën “Fatet e shqiptarëve në kampet naziste”. Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme me mësues të shkollave të mesme kryesisht nga Tirana por dhe nga rrethet ishin pjesë e forumit dhe diskutimit për studimin e kryer nga historianët Prof. Dorian Koçi dhe Marenglen Kasmi.

Të nderuar me pjesëmarrjen e zv Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj Nina Guga, e cila vlerësoi lart studimin e kryer për këtë periudhë të historisë shqiptare duke vlerësuar dhe impaktin e madh që kanë studime të tilla të thelluara për edukimin e brezave të rinj,

Zonja Guga vlerësoi se këto materiale studimore që u shpërdahen mësuesve janë shumë domethenëse dhe ndihmë e madhe, që mësuesit tua përcjellin të rinjve. Po kështu ajo premtoi se do të angazhohet që këto kurrikula të futen në librat e historisë në një të ardhme të afërt.

Në takim morën pjesë drejtoresha e DMO Albania, znj. Eva Kushova, përfaqëuese nga Ambasada gjermane dhe ambasada austriake, si dhe zv/drejtoresha e Drejtorisë Arsimore.

Më shumë se 60 mësues ishin të pranishëm në këtë forum. Të gjithë u pajisën me dosje ku ishin të përmbledhura dhe materialet studimore të projektit.

Znj. Kushova në fjalën e saj përshendeti të gjithë pjesëmarrësit dhe bëri një rezume të projektit, ndërsa historianët Z. Koci prezantoi studimin e kryer, kurse historiani Kasmi i cili përgatiti kurrikulat për mësuesit dhe nxënësit shtoi mbi rëndësinë e këtij studimi i cili duhet të përfshihet në kurrikulat e shkollave të mesme. Projekti u përgëzua dhe mori vlerësimin nga zv/drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, e cila u shpreh se ne do të ndërrim hapa për ta bërë pjesë të kurrikulës të lëndës së historisë.

Disa prej mësuesve ngritën disa pyetje nëse do të ketë vazhdimësi projekte të tilla për të shkuarën, përgjigje të cilën e konfirmoi znj. Kushova, e cila përmendi se ky ishte projekt i parë dhe patjetër që ne si DMO Albania do të angazhohemi të sjellim të tjera që brezi i ri të njihet me historinë.

Në fund të eventin u dhanë çmimet për punimet më të mira të eseve dhe pikturave, si dhe certifikata për pjesëmarrje. Cmimet u dhanë për esetë më të bukura dhe ilustrimet me te mira të nxënesve, pas një muaji aplikimesh nga e gjithe Shqiperia. Me shume se 70 punime u grumbulluan nga aplikimet nga te cilat 60 ishin ese dhe 10 vizatime.