Më 10 qershor, ekipi i DMO Albania së bashku me profesor Marenglen Kasmi, zhvilluan nje leksion të hapur me studentë të turizmit dhe të degëve tëtjera në Universitetin Aleksander Moisiu Durres, lidhur me fatet e shqiptarëve në kampet naziste. Ky leksion është pjesë e projektit: Historia e Shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen, i financuar nga EVZ Stiftung.
Leksionet janë pjesë e procesit te edukimit te te rinjve me te shkuaren, dhe pjese e informimit per kurrikulat e pergatitura nga profesor Marenglen Kasmi.
Projekti ka hyre ne fazen e fundit ku gjithcka që është stidiuar në këtë projekt do u percillet permes shume aktiviteteve brezave te rinj.
Fillimisht pedagogia e këtij fakulteti Brunilda Licaj që mundësoi dhe leksionin e hapur në Universitetin e Durrësit, informoi të rinjtë për rëndësinë e njohjes së kaluarës në kuadët dhe të dark tourism, turizmi i erret. Me tej znj Eva Kushova prezantoi projektin, fazat e tij dhe gjithe punen e bere, ekspozitat neper rrethe, botimet etj
Me tej profesor Marenglen Kasmi bëri nje prezantim me te hollesishem te filozofize naziste dhe hitleriane, idelogjine dhe arsyet perse ata shfarosen njerez në mase. Me tej ne detaje foli per jeten ne kamet e perqendrimit, menyrat e ekzekutimit, fatet e shqiptareve etj.


45 Comments
Comments are closed.