Skip to content Skip to footer

Leksion në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”

Të enjten, më 2 qershor, ekipi i DMO Albania së bashku me historianin Marenglen Kasmi, udhëtuan në Vlorë, për të informuar të rinjtë studentë atje me historinë e shqiptareve në kampet e përqëndrimit. Rektori Roland Zisi dhe zv Rektori Enkelejd MËHILLI mirëpritën ekipin tonë dhe organizuan studentë të viteve të ndryshme dhe degëve të ndryshëm për të qënë të pranishëm, si juristë, marketing, inovacion etj.

Z. Mehilli fillimisht informoi të rinjtë për qëllimin e vizitës së ekipit të projektit, prezantoi te ftuarit dhe temen e Luftës së Dytë botëore.

Me tej znj Eva Kushova, drejtuese e projektit foli ne pergjithësi për fazat e ketij projekti, për gjithë rrugën dhe qëllimin dhe rëndësinë e edukimit të brezave të rinj me këto tema të së kaluarës që të mos përsëriten më.

Më tej profesor Marenglen Kasmi foli ne detaje per jeten e te burgosurve ne kampet e perqendrimit nazist, për ideologjine naziste, per mënyrën si të burgosurit u sollën nga gjithë europa në kampet torturuese, kryesisht në Mauthausen. Ai shpjegoi gjithe filozofinë naziste drejt zhdukjes racore te hebrejve dhe shume kombesive te tjera. Gjithashtu shpjegoi përse keto histori duhen treguar, folur qe ato te mos perseriten me.

2 Comments

Comments are closed.