Dokumentari “Nga ferri në ferr”, pjesë e një projekti të zbatuar nga DMO Albania, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe i financuar nga Remembrance Responsibility Future me seli në Berlin, bashkoi sot në COD drejtoren e projektit, znj. Eva Kushova dhe drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi, historian dhe studiues, me studentët e Fakultetit të Histori-Filologjisë.
Sjellja në kujtesë dhe mbajtja gjallë e dëshmive dhe e historive të atyre që vuajtën nga Gjermania naziste e viteve 1933-1945, te brezat e rinj, për t’i informuar ata rreth kësaj pjese të patreguar të historisë shqiptare, ishte fokusi i diskutimit që parapriu shfaqjen e dokumentarit në sallën “Forum”.
Projekti i DMO Albania Shqiptarët në Mauthausen- historitë e të mbijetuarve u prezantua per studentet e historise se Fakultetit te Histori filologjise sot ne qendren COD – Center For Openness And Dialogue
Fillimisht znj Eva Kushova prezantoi gjithe projektin, hapat, ekspoziten e fundit qe u hap te Muzeu Historik KOmbetar, dhe mbi te gjitha u ndal te rendesia e fazes edukuese te projektit
Ndersa drejtori i Muzeut Historik z Dorian Koci, foli per studimin dhe ideologjine naziste. Rreth temes pati shume pyetje nga studentet pasi ata e njohin mire kete pjese te luftes se dyte boterore, si studente historie dhe kishin mjaft enigma lidhur me rolin shqiptar ne kete lufte ndaj gjermaneve, per menyren si u kapen si u arrestuan shqiptaret si u derguan ne kampe.
GJithe biseda u fokusua ne pyetje pergjigje per te dhene sa me shume informacion per studentet e historise qe duhet te bejne kerkime dhe te hulumtojne tema te ngjashme per te zberthyer me mire historine shqiptare por dhe ate boterore.
Me tej kuratori i ekspozites Elton Koritari foli per studentet per ekspoziten, montimin e saj, cfare doli ne pah, si u mendua te jepej pjesa e te rinjve permes tunelit te memories etj
Ne fund te gjithe ndoqen dokumentarin nga Ferri ne ferr dhe vazhduan gjate kesaj kohe me pyetje te shumta.



42 Comments
Comments are closed.