Skip to content Skip to footer

Shqiptarët vuajten ne kampet gjermane ashtu si mjaft shtetas te tjere. Por ata do mbahen mend nga Lufta e Dyte Boterore per ndihmen e madhe qe u dhane Hebrejve gjate luftes. Shqiptaret strehuan ne shtepite e tyre disa qindra hebrenj dhe nuk i dorezuan. Edhe kur gjermanet kerkonin me ngulm te dorezoheshin hebrejte, asnje prej tyre nuk u nxorr nga shtepia dhe tu dorezohej gjermaneve.

Per kete histori, jane bere filma e dokumentare dhe vlera e shqiptareve se besa e mikpritja jane pershendetur kudo ne bote.

Nje muze shume i vecante ne Berat u kushtohet hebrejve qe qendruan ne kete qytet gjate luftes dhe gjithe lidhjeve qe ata mbajten me shqiptaret edhe kur u larguan ne vendin e tyre.

Muzeu Solomon, eshte nje muze i ngritur nga Simon Vrusho, i cili ka listuar gjithe emrat e hebrejve qe erdhen ne Berat, ku jetuan, si jetuan veprat e tyre. Eshte i vetmi muze i ketij lloji ne Shqiperi qe deshmon historine e beses se shqiptareve dhe mikpritjes se hebrejve.

Historine e detajuar e tregon e shoqja e Simonit, me shume perkushtim, e cila pret cdo dite turiste ne hyrje te Kalase se Beratit. Muzeu eshte i hapur cdo dite.

292 Comments

Leave a comment