Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë

January 21, 2022 - January 27, 2022

Ekspozitë me fakte, dokumente, foto, audio dhe video për historinë e të mbijetuarve shqiptarë të Mauthausenit. Një ekspozitë multimedia do tregojë historinë e shkurtër të nazizmit në Shqipëri, si erdhën, si e gjetën Shqipërinë, si nisi rezistenca shqiptare ndaj tyre, cilat ishin momentet dhe përplasjet më të forta të ushtrisë gjermane në Shqipëri. Si nisën arrestimet, kush u arrestua dhe për çfarë, sa ishte numri i tyre, itinerari i tyre deri në kampet famëkeqe.

Ekspozita do tregojë dhe një pjesë të rrallë që nuk është rrëfyer. Historinë e të mbijetuarve nga Mauthhauseni, sa shqiptarë mbijetuan dhe pse. Cili ishte itinerari i tyre i kthimit në Shqipëri dhe si u përshtatën në regjimin diktatorial. E veçanta e kësaj historie është pikërisht jeta dhe peripecitë e disa të burgosurve në Mauthausen që erdhën e jetuan të burgosur sërish në ferrin komunist. 8 histori të gjalla, rrëfyer nga të afërm të të mbijetuarve..

Virtual Tour

Ekspozita në Tiranë

Details

Start:
January 21, 2022
End:
January 27, 2022
Event Category:
Muzeu Historik Kombëtar

Organizer

Dmo Albania
Email:
info@dmoalbania.al
View Organizer Website

Venue

Muzeu Historik Kombëtar
Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001
Tiranë,
+ Google Map