Skip to content Skip to footer

Mberritja ne Mauthausen sipas Beqir Xhepes

Në Mauthausen mbërritëm më 20 gusht 1944 në orën 15.00, në stacionin e trenit, ku na vunë në radhë tre nga tre. U dësh të ecnim një orë udhëtim, duke ngjitur përpjetë kodrën, për të arritur në majë, atje ku ndodhej njëkohësisht dhe gurorja dhe kampi i Mauthausenit. Ishte ky vend, ku për një periudhë 7 vjeçare u masakruan, torturuan, u helmuan e u dogjën qindra mijëra njerëz të pafajshëm nga kombësi të ndryshme.
Arritëm lart në kodër, ku ishte ndërtuar dhe fortesa e Mauthausenit. Oxhaku i lartë i krematoriumit vazhdonte të nxirrte tym.Sipas rregullit në oborrin e kampit apo sheshi i apelit siç quhej duhej të hidhje çdo plaçkë tënden personale të trupit të gjitha teshat dhe veshmbadhjet, ndonjë jorgan a batanije që kishe me vete dhe të hyje në banjë. Para se të laheshe duhej të kaloje tek berberi, të qethnin, të pastronin mirë mjekër e flokë dhe pastaj të fusnin në dush. Dilje lakuriq nga banja, dhe ashtu të nxirrnin në oborr në sy të të gjithëve.


S’ishte turp për askënd. Po kujt i bënte përshtypje lakuriqësia, kur të gjithëve u kanosej jeta. Pas disa orësh në dritat e prozhektorëve na shpërndanë uniformën e kampit që ishte me riga të bardha e blu dhe nga një numër matrikulli që e vendosnem të qepur në gjoks, në shpinë dhe në kofshën e djathtë të pantallonave, si dhe një trekëndësh blu i cili tregonte shenjën e të burgosurit politik.
Neve shqiptarëve na përkisnin numrat nga 99760 deri në 10 0071. Mbasi na bënë të njohur rregullat e brendshme të kampit, të nesërmen dhanë urdhër që të gjithë të punonim në gurorë. Kjo ishte puna më e vështirë dhe më vdekjeprurëse, pasi të burgosurit ngarkonin gurë deri në peshën 30-40 kg dhe do i ngjisnin lart në kodër te fortesa e kampit ku do ngjisje gjithsej 186 shkallë lart.

Lexo të gjithë historinë duke e shkarkuar në linkun më poshtë:
Beqir Xhepa
Mbërritja në Mauthausen20 gusht 1944Nr i shqipëtarëve të mbijetuar23Nr i shqipëtarëve të vdekur303Share

Leave a comment