Skip to content Skip to footer

Llambi Stojani

Ka lindur ne qytetin e Korces ne nje familje te mesme qytetare. Pas kryerjes se shkolles dhe ushtrise 1941 ne Tirane, kthehet ne vendlindje ku lidhet me njesite guerrile te qytetit dhe antaresohet ne partine e porsa themeluar.
Me formimin e brigates lV Nac-Cli behet efektivi i saj. Ne operacionin e pare te dimrit semuret rende nga gjymtyret e shtrohet ne spitalin e Korces nga me pas dergohet ne Greqi per mjekim te specializuar. Kapet nga forcat gjermane si komunist shqiptar dhe burgoset ne burgun e Selanikut. Bashke me shume te tjere revolucionare greke transferohen ne burgun e Belgradit (Jugosllavi). Pas gjashte muajve perfundon ne kampin famekeq MAUTHAUSEN ne 2 Maj 1944 me NR. 65132 komanda MELK. Atje ka punuar ne miniere, ne tunelin e fabrikes guzhinetave si shpues ne frontin e pare me martel (pistolet) i zhytur ne uje, i zhveshur, i paushqyer ne kushte te paimagjinuara. Shperblimi ishte : rrahje me gamxhik e kryesisht ne koke, nje tas supe, nje cope buke thekre ose asgje fare si te gjykohej nga ESS-i.

Lekurat e patateve, cigaret me copa letre te mbushura me makorke (bime) ishin ” luksi ” i mbijeteses. Perballe qendronte krematori qe gelltiste pa pushim te burgosurit, e para tij Ai qendroi tre here ku fati ja kurseu vdekjen. Torturat c’ njerezore lane pasoja te pariparueshme ne shendetin e tij, te cilat i vuajti gjate gjithe jetes.- KAM NGRENE ME SHUME DRU SE KAM MARRE FRYME – ishin fjalet e Tij kur kujtonte MAUTHAUSEN. Shpartallimi i Gjermanise nga aleatet beri te mundur bombardimin e kampit ku fituan lirine te burgosurit. Kjo fitore e gjeti me kembe te demtuara, (nga shkeputja e nje masivi gurresh ne tunel) te fashuara me copa druri dhe lecka nga bashkevuajtsit. Ne kete gjendje skandaloze u morr ne mbrojtje nga kryqi kuq italian qe e derguan ne Itali per mjekim. Pas gjashte javesh u kthye ne atdhe me allci dhe paterica. Pas reabilitimit shendetesor, me shume vullnet e pasion fillon jeten nga e para. Fale kesaj pune u vleresua me Medaljen e Kujtimit, e Clirimit, te Trimerise dhe 10 Medalje pune.

Mariana Llambi Stojani

Shkurt 2022.

Llambi Stojani

KAM NGRENE ME SHUME DRU SE KAM MARRE FRYME

Kryerja e shkollës dhe ushtrisë1941Zhvendosja ne Mauthausen2 Maj 1944Numri i identifikimitNR. 65132Vlerësimet e marraMedalja e Kujtimit, e Clirimit, e Trimerise dhe 10 Medalje puneShare

Leave a comment