Skip to content Skip to footer

Enver Plepi, rrëfimet e durrsakut, që mbijetoi në Mauthausen

Në fillim rrimë dhe e vështrojmë gjatë në gjysmëheshtje njëri-tjetrin në anë të një tavoline në mes të një lokali të zhurmshëm, në qendër të Durrësit. Nga njëra anë jemi ne, të etur për të njohur e për të dëgjuar një njeri që i ka mbijetuar vetë rrethit të fundit të ferrit, Mauthausenit. Nga ana tjetër është ai, që shtrëngon fort një dosje. Kush e di se çfarë mendon pikërisht në këto momente, Enver Plepi, durrsaku 74-vjeçar. Me siguri duhet ta ketë thënë me vete atë shprehjen që e kemi dëgjuar sa e sa herë: Hajt, hajt se këta gazetarët kështu e kanë, mbarojnë punë dhe të harrojnë shpejt. Porse vetëm pas pak minutash jemi bërë miq të mirë dhe Enveri nis të rrëfejë me zë të dridhur nga emocionet dhe mosha, historinë më të rëndë të jetës së tij. Dyqani i mbyllur i babait Në nëntorin e 1943, Enver Plepi ishte një 15-vjeçar që ndihmonte “babën”, në një dyqan që shiste fruta-perime. “As gjerman m‘duket se nuk kisha pa hala, në atë kohë – thotë Enveri – ata rrinin nëpër vendet e tyne dhe nuk përziheshin me ne”. Porse qetësia në dyqanin e vogël, në lagjen e vjetër të Durrësit, do të prishej shumë shpejt.
Komunistët e Durrësit dhe njësiti i tyre gueril ishte ndër më aktivët në krejt vendin. Vetëm nga shtatori deri në nëntor të 1943 njësiti gueril kishte vrarë afër 25 vetë, mes të cilëve edhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Idhomene Kosturin. Durrësi vetë ishte i rrethuar nga disa zona të lira, që kontrolloheshin nga partizanët e Myslym Pezës. Porti më i madh i Shqipërisë nuk dukej edhe aq mirë, i parë me syrin e gjermanëve. Aq më tepër që asokohe ende nuk dihej se ku do të zbarkonin aleatët antinazistë. Një zbarkim i mundshëm në bregdetin e Adriatikut nuk ishte edhe aq i pamundur. Vetë komunistët nuk e dinin ende mirë se me kë kishin të bënin. “Vinin partizanë në qytet, për një arsye ose për një tjetër dhe, megjithëse një pjesë njiheshin, disa prej tyre shëtisnin edhe në bulevard, ose bënin takime e biseda me shokë të tyre, shpeshherë edhe në rrugë ose në lokale publike… midis komunistëve të Durrësit kishte njëfarë euforie…”, do të shkruhej vite më pas në historiografinë zyrtare. Ishte një eufori që do të paguhej shumë shtrenjtë.

Lexo të gjithë historinë duke e shkarkuar në linkun më poshtë:

Enver Plepi

Në nëntorin e 1943, Enver Plepi ishte një 15-vjeçar që ndihmonte “babën”, në një dyqan që shiste fruta-perime. “As gjerman m‘duket se nuk kisha pa hala, në atë kohë – thotë Enveri – ata rrinin nëpër vendet e tyne dhe nuk përziheshin me ne”. Porse qetësia në dyqanin e vogël, në lagjen e vjetër të Durrësit, do të prishej shumë shpejt

Lexo të gjithë historinë e plotëShkarko këtuBatisja e parëKavajë, fillim nëntori të 1943Batisja e dytë20 nëntor 1943Share

Leave a comment