Skip to content Skip to footer
Në kuadër të 27 Janarit ditës së Holokaustit u zhviillua ceremonia e hapjes së ekspozitës “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen”. Prezentë ishin Ministria e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe disa ambasadorë: Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Z.Takada Mitsuyuki ambasadori Austriak Z. Christian Steiner, Zv. ambasadori amerikan Z.Demian Smith, ambasadori i Sllovenisë, Z. Peter Japelj etj. Eva Kushova, drejtoreshë e DMO Albania në fjalën e saj lidhur me aktivitetin u shpreh: Ekspozita “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen” sjell në kujtesë dhe mban gjallë historinë e atyre që humbën jetën nga Gjermania naziste në vitet ’33-’45. Ekspozita është pjesë e një projekti dy vjeçar, një ide e organizatës DMO Albania( Destination Management Organisation,me seli në Tiranë) në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Stafi I DMO Albania, në bashkëpunimme historianin Dorian Koçi, punuan për të dokumentuar fatin e shqiptarëve që u arrestuan nga nazistët në operacionet e dimrit 43-44 dhe u dërguan në kampet e përqëndrimit. Detyra jonë është të edukojmë sa më mirë brezat e rinj,për të mos lejuar më që njeriu të shfarroset dhe denigrohet në atë mënyrë nga një qënie njerëzore siç ndodhi në Luftën e dytë Botërore. Dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Ajo që unë doja të thoja sot në këtë ditë të kujtesës botërore është se i bashkohemi kësaj dhimbje këtë po e bëjmë nëpërmjet kësaj ekspozite e cila dëshmon mbi arrestimet, persekutimet që pesuan ata. Kjo është një iniciativë që do të pasojë në aktivitete të tjera bashkëpunuese me ne që janë pjesë e edukimit përmes kulturës nga Ministria e Kulturës. Kjo datë do të jetë në vazhdimësi me gjithë këto materiale si pjesë e një kurrikule që do të përcillet përmes aktiviteteve përkujtimore dhe edukuese”përfundoi ai.

Ministrja e Kulturës, Znj.Elva Margariti, përshëndeti iniciativën duke thënë : Në këtë ditë tëmemories botërore, jemi këtu pikërisht për të kujtuar dhe ky duhet të jetë një detyrim për tëgjithë ne dhe sidomos për institucionet publike. Siç thotë edhe nje i mbijetuar i kampeve naziste: “Vendosa ti kushtoja jetën time të treguarit të historive sepse duke qënë një i mbijetuar si i tillë idetyrohesha diçka të vdekurve dhe kushdo qe nuk i kujton i tradhton ata sërisht”. Ne na takon ta kthjemë këtë  në një proçes edukues për brezat e ardhshëm, sepse 27 janari është një moment reflektimi për shoqërinë e sotme. Ndoqa me trishtim disa episode shumë sporadike në Itali të njërikthimi të simboleve të urrejtjes, të kësaj lufte ndërmjet njerëzve totalisht të pakuptimtë. Këtongjarje ndoshta duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë për faktin se, kujtesa nuk duhet tëpërkojë vetëm me disa ditë simbolike si kjo e sotmja por duhet të jetë pjesë e disa programeve tëgjata dhe  ne këtë e kemi lidhur me edukimin përmes kulturës.  Në krye të këtij institucioni kamnderin të çoj përpara dhe  projektin për Muzeun Hebraik të Vlorës. Bukuria e shqiptarisë qëndrontek besa duke treguar se si shqiptari ja hap derën mikut, njeriut në nevojë, vlerë kjo që dëshmonpër ne kudo në botë. Duhet të rikujtojmë një moment shprese nën emëruesin e vlerës së besës sëshqiptarit”.

Leave a comment

AllEscort