Skip to content Skip to footer

Durrësi-stacioni i fundit i ekspozitës “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen”

Stacioni i fundit i ekspozitës “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen” ishte qyteti i Durrësit, jo pa shkak, sepse nga ky qytet pati një numër të konsiderueshëm të personave të arrestuar që përfunduan në Kampin e Mauthausenit në Austri. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm ministria, znj. Milva Ekonomi, kryetaria e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako,  drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi dhe personalitete të qytetit.

Të ftuarit dhe pjesëmarrësit në fillim bënë turin e ekspozitës, më pas përshendetjen e të ftuarve dhe në fund ndoqën dokumentarin e prodhuar me 8 historitë e të mbijetuarve në Kampin e Mautahusenit. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe familjarët e të mbijetuarve dhe të atyre që kanë vuajtur në kampin e Mauthuasenit. Petraq Konduri, djali i Stefan Kondurit (një prej të mbijetuarve ) tregon përmes emocionesh kujtimet e të atit dhe se ndihet mirënjohës për gjithë punën dhe hedhjen në dritë të këtyre historuve të dhimbshme që të gjithë duhet të njihen.

Ahmet Cekaj, ishte një prej 8 të mbijetuarve, historia e të cilit u rrëfye përmes djalit të tij Faslliut i cili ishte i pranishëm dhe në ceremoninë e ekspozitës. Të gjithë pjesëmarrësit në fund panë një pjesë të dokumentarit, i cili gjendet dhe në YouTube, kliko këtu.

Ekspozita u vizitua nga nxënës të shkollave të ndryshme në Durrës, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, të cilët i njoftuan se së shpejti do të organizohen disa konkurse me tematikën e projektit.

Drejtoresha e DMO Albania, znj. Kushova njoftoi se hapi i radhës i këtij projekti është përgatitja e këtyre historive për kurrikulat e shkollës, me të cilën do të merret historian Marenglen Kasmi.

46 Comments

Comments are closed.