Ekspozita me gjithë materialet e saj audio dhe video zhvendoset në Vlorë, në qytetin me më shumë njerëz të arrestuar nga gjermanet gjatë viteve 43-44. Në Vlorë janë ende shumë familje që ruajnë të gjalla kujtimet e të afërmeve të kthyer por dhe atyre të vrarë e djegur në furrat e Mauthausenit. Një takim mes brezave të moshuarve dhe tërinjve për të mësuar një pjesë të historisë sonë.
Më 28 Mars u prezantua në Vlorë ekspozita dhe projekti “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen”. Pas Tiranës, ekspozita u zhvendos në qytetin e Vlorës, në qytetin ku pati më shumë arrestime të shqiptarëve nga nazistët në 43-44.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm drejtoresha e DMO Albania, znj. Eva Kushova, profesori dhe historian z. Mariglen Kasmi, i cili do të merret me pjesën e dytë të projektit për krijimin e kurrikulave si dhe drejtori i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. z. Skënder Spahiu. Në fjalën e saj përshendetëse znj. Kushova ftoi të gjithë vlonjatët ta vizitonin këtë ekspozitë si dhe nxënësit e shkollave për të mësuar mbi këtë anë të errët të fateve të shqiptarëve që u internuan në Kampin e Mathauzenit në Austri. Ndërsa profesori dhe historian, z. Kasmi u shpreh se është me rëndësi që kjo pjesë e historisë të mos mbetet në harresë por të jetë pjesë e kurrikulave shkollore dhe për këtë ai vetë do të kujdeset të përgatisë materialet studimore. Ekspozita qendroi e hapur deri me 3 prill, dhe u ndoq nga gjithe nxenesit e shkollave te Mesme, Vlore.
Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti dy vjeçar, një ide e organizatës DMO ALBANIA (Destination Management Organisation, me seli në Tiranë) në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, e financuar nga EVZ Stiftung Foundation (Foundation “Remembrance, Responsibility and Future”, me seli ne Berlin.