Nga ferri në ferr
Ky projekt tregon historinë e të mbijetuarve shqiptarë nga kampi famëkeq i përqendrimit në Mauthausen në Austri. Projekti përfshin një studim rreth periudhës së nazizmit në Shqipëri, që nis që me pushtimin italian në prill 1939, ardhjen e gjermanëve pas kapitullimit të Italisë si dhe gjithë operacionet dhe arrestimet që gjermanët bënë ndaj shqiptarëve në vitet 43-44, dërgimin e tyre në kampet e përqëndrimit, e deri në çlirimin e kampeve në maj 1945 dhe kthimin e të mbijetuarve në atdhe. Nga rreth 427 emra që ndodhen sot në pllakën përkujtimore dedikuar shqiptarëve në Mauthausen, u kthyen gjallë në Shqipëri vetëm 23. Ky projekt ka zbuluar 8 të mbijetuar dhe plot histori të tjera të njerëzve që humbën të afërmit e tyre në Mauthausen. Tregimet janë unike, pasi nuk janë rrëfyer më parë. Disa që i mbijetuan ferrit nazist, kthehen për të shijuar lirinë por jetojnë në një ferr tjetër, në regjimin Komunist të Diktatorit Enver Hoxha.
Ideja
Qëllimi ynë nuk është vetëm mbledhja dhe regjistrimi i historive të tyre, por krijimi i mundësive edukative për brezat e rinj, t’u ofrojmë atyre mjete për të mësuar këtë pjesë të historisë, nga këndvështrimi i shqiptarëve.Projekti do të krijojë një dhomë arkivi të gjallë në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, për të lidhur institucionin me qytetin dhe me komunitetin, veçanërisht me brezat e rinj që nuk dinë shumë për këtë periudhë. Një ekspozitë dhe një tregim dixhital do të çojë audiencën në vendet e asaj periudhe, të shoqëruar nga zërat e të mbijetuarve shqiptarë. Njerëzit e mbijetuar dhe familjarët e tyre nga Shqipëria (Tirana, Durrësi, Vlora) do të tregojnë historinë e tyre si viktima të nazizmit dhe më pas si të mbijetuar në komunizëm. Përmes bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar ne do të mundësojmë një projekt inovativ multimedial për të edukuar brezat se ajo që ka ndodhur, nuk duhet të përsëritet më kurrë.
Aktivitetet e projektit:
- Kërkim shkencor dhe historik për këtë pjesë të historisë shqiptare, fakte, emra, dhe itinerare te shqiptarëve të arrestuar të derguar ne kampet naziste gjate Luftës II Botërore.
- Regjistrimi i të paktën 8 historive te njerezve qe kane vuajtur ne kampin Mathausen.
- Hapja e ekspozites me gjithe faktet e mbledhura ne Muzeun Historik Kombetar. Zhvendosja e kesaj ekspozite ne Durres dhe Vlore
- Prodhimi i nje dokumentari me historite e shqiptareve ne Mathausen dhe transmetimi ne media
- Nje forum me gjithe akademiket, historianet per t’iu prezantuar gjithe gjetjet, faktet, dhe per t’i perfshire ne kurrikula per studentet
- Krijimi i nje portali me gjithe matieralet e regjistruara dhe te gjetura qe do perdoret nga kerkuesit dhe studentet
- Konkurs esesh me te rinjte, nxenes te shkollave te mesme per kete teme te historise. Perzgjedhja e fituesve